Kabineti Salajakustik është i pajisur më një dhomë të posatshme audiometrike që plotëson të gjitha kushtet optimale për realizimin e një matje preçize të dëgjimit dhe përftimin e një rezultati të saktë.

Kjo dhomë është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos depërtojë asnjë tingull tjetër, përveç atyre që lëshon audiometri. Pervecse e izoluar nga ana akustike, ajo është e kompletuar me kufje dhe audrometër, i cili ka të gjitha parametrat e duhura dhe bashkëkohore (Interakustik), që është i specializuar për kapjen e tingujve të perceptuar nga pacienti, që fillojnë nga 10 dB deri në 120 dB, dhe frekuencave nga 125 Hz – 8000 Hz.

Testi i dëgjimit sherben për të vleresuar pragun e degjimit te pacientit. Konkretisht, audiometri i perdorur në kabinetin tone është i llojit Tonal dhe bën matje precise të nivelit më të ulët që veshi mund të perceptoj apo dëgjoj që njihet si pragu i dëgjimit.
Pas marrjesh së rezultatit, përcaktohet nëse personi i ekzaminuar ka nevojë për aparat apo jo, dhe Nëse ka nevoj për aparat, gjykohet mbi modelin më të përshtatshëm. Të dhënat e pacientit regjistrohen dhe ruhen në sistem, sipas të cilit është ngritur gjithë databaza e të dhënave të pacientit.