Në Kabinetin Salajakustik ofrohen Bateri për aparate dëgjimi, të cilat importohen nga Kompanitë që janë Lider në Europë e më gjerë për prodhimin e tyre.

Këto bateri nuk duhen ngaterruar me llojet e ngjashme që përdoren psh per ora, pasi shkaktojnë dëmtim të qarkut të aparatit. Ato janë katër lloje dhe variojnë sipas madhësisë dhe aparatit të dëgjimit. Kështu, ka bateri të masës 10, 13, 312 dhe 675. Ato ofrohen në paketime të posatshme me nga 6 pila, të izoluara nga njëra tjera si dhe nga kontakti me sipërfaqe të tjera metalike. Këto lloje jane 1.45 V dhe pa përmbajtje mërkuri (Hg 0%). Afati i ruajtjes së baterive në Laborator është deri në 6 muaj, ndërkohë jetëgjatësia e një pile varion nga 7-10 ditë.

Krahas baterive të ndërrueshme, në Kabinetin Salaj ofrohen dhe bateri të karikueshme për aparate të veçanta (ZPower miniRITE dhe miniRITE R/Oticon). Këto modele funksionojnë me bateri jonike të litiumit, që përfshijnë lëngje dhe substanca që i bëjnë të jenë të prirur për ndezje spontane. Bateri të tilla sigurojnë performancë optimale të aparatit të dëgjimit duke patur nevojë për pak kohë për karikim. Ato kanë një jetëgjatësi deri në 4 vjet e gjysëm, krahasuar me modelet më të hershme të aparateve me bateri të karikueshme. Nëse jeni përdorues të aparateve me bateri të karikueshme, të dhëna të detajuara për nivelin aktual të karikimit të baterisë, gjendjen funksionale tërësore të saj, si dhe kohën e mbetur për përdorim deri në ndërrimin e baterisë me nje të re, mund t’i merrni gjatë vizitës tek specialisti juaj gjatë programimit të aparatit të dëgjimit, përmes platformës Genie 2.

Krahas avantazheve që ka përdorimi i baterive të karikueshme, duhet patur kujdes pasi ato konsiderohen materiale të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin, si dhe kanë kosto të lartë të transportit.