Pas përgatitjes së protezës akustike bëhet programimi i aparatit, gjithnjë referuar nevojës dhe kërkesave specifike te pacientit

Kjo, sepse aparatet e dëgjimit jane aparatura dixhitale, programimi dhe përshtatja e të cilave bëhet përmes sistemeve specifike kompjuterike. Që një pacient të përshtatet sa më parë me aparatin e dëgjimit dhe të përfitojë rikuperim afatgjatë të dëgjimit, duhet bërë programim i saktë.

Gjithashtu duhet theksuar se për të gjithë personat që pajisen me një aparat dëgjimi, ka një periudhë ‘Rehabilitimi Akustik’, që zgjat deri në tre muaj dhe që i referohet kohës së nevojshme të personit për t’u pershtatur me aparatin. Gjatë kësaj faze kryhet përshtatje dhe ngritje graduale e volumit të aparatit, deri në arritjen e nivelit optimal për pacientin. Kjo proçedurë është mjaft e rëndësishme sidomos për personat që kanë vite që kanë humbur dëgjimin. Rikuperimi i aftësisë për të dëgjuar është gradual dhe i qëndrueshëm. Në këtë mënyrë, përdoruesi i aparatit të dëgjimit mund të përfitojë cilësi të mirë të dëgjimit dhe pas fazës adaptimit, duke mos qenë më i izoluar nga shoqëria.