Salaj akustik disponon shumë lloje aparatesh dëgjimi, nga ato më të thjeshtat që janë për gjendje pak të rënduar, e deri tek më të avancuarat me 64 kanale procesimi. Për rrjedhojë, dhe cmimi varion sipas llojit dhe shkallës së humbjes së degjimit. Të gjitha aparat kanë kosto fillestare pasi janë digitale dhe përgatiten ‘me derdhje’, ngjashëm me teknikat laboratorike të përgatitjes së protezave dentare. Metoda të tilla mundësojnë përgatitjen e protezave akustike të personalizuara, programimi I të cilave bëhet përmes sistemeve kompjuterike të avancuara. Kjo, sipas nevojave specifike të çdo pacienti. Të gjitha aparatet e dëgjimit që ofrohen në kabinetin Salajakustik, kanë garanci 2 vjeçare gjatë së cilës cdo shërbim (riprogramime, pastrimi, asistencë teknike) ofrohen falas, si dhe jetëgjatësi që varion nga 8 – 10 vjet, nëse aparati mirëmbahet. Për informacione të mëtejshme lidhur me përcaktimin e llojit më të përshtatshëm të aparatit të dëgjimit, përdorimit dhe çmimit të tij, kontaktoni me specialistin tuaj ose rezervoni një takim. (Kliko ketu).