Percepto valët zanore të mjedisit që na rrethon
Dëgjimi është aftësia për të perceptuar valët zanore të mjedisit që na rrethon, si dhe aftësia e trurit për t’i interpretuar tingujt, përfshirë ato të bisedës.
Percepto valët zanore të mjedisit që na rrethon
Dëgjimi është aftësia për të perceptuar valët zanore të mjedisit që na rrethon, si dhe aftësia e trurit për t’i interpretuar tingujt, përfshirë ato të bisedës.
Humbja e dëgjimit është një problem që ndikon negativisht në jetën e një personi
Humbja e dëgjimit është një problem që ndikon negativisht në jetën e një personi, duke shkaktuar vështirësi në komunikim, mungesë vetëbesimi, vetmi dhe izolim nga shoqëria. Gjithashtu, këta individë kanë vështirësi të kuptojnë këshillat e mjekut, si dhe t’u përgjigjen paralajmërimeve të rrezikut dhe alarmeve të ndryshme që ndeshin.
Humbja e dëgjimit është një problem mjaft I njohur
Megjithëse humbja e dëgjimit është një problem mjaft i njohur për shkak të moshës, sot gjithnjë e më shumë po evidentohet si problem dhe tek moshat e reja, duke patur një ndikim të të rëndësishëm në zhvillimin psikosocial të tyre. Ndër shkaqet më të zakonshme të rënies së dëgjimit janë dëmitimi i koklesë dhe nervit të dëgjimit, si rrjedhojë e ekspozimit të vazhdueshëm ndaj zhurmave të larta, trashëgimisë, traumave akustike, sëmundjeve, efekteve negative të medikamenteve të caktuar, otoskleroza, etj.
Shpesh këto pasoja përkeqësohen dhe si rezultat i indiferences sonë për humbjen graduale të dëgjimit.
Në pjesën më të madhe të rasteve, e vetmja zgjidhje për të përmirësuar dëgjimin dhe për të krijuar një mundësi të madhe të komunikimit normal, është vendosja e aparateve të degjimit. Shumë prej përdoruesve të aparateve, mund t’i kthehen jetës dhe aktivitetit normal.