Mbrojtja e dëgjimit

Të shmangim ekspozimin e gjatë dhe pa ndërprerje ndaj ambienteve të zhurmshme

Të qëndrojmë sa më larg aparateve që prodhojnë muzikë me volum të lartë në një ambient të mbyllur, ose duke përdorur tapat e veshit në rastin e frekuentimit të ambjenteve të tilla

Gjatë përdorimit të kufjeve kur dëgjojmë muzikë të mos ta kalojmë nivelin mesatar të volumit të zërit

Në ambientet e punës me zhurmë, si psh., fabrika, uzina, kantiere ndërtimit nëse bëhet punë individuale të përdoren tapat e veshit, dhe nëse duhet të komunikohet, të përdoren tapa veshi me vrima që minimizojnë zhurmën

Në rastin e atyre që kryejnë qitje apo ushtarakëve që përdorin armët, gjithmonë të përdoren kufjet mbrojtëse gjatë manovrave stërvitore

Të paraqiteni menjëherë të mjeku ORL, në rast të dëmtimeve të menjhërshme nga zhurma të fuqishme si një plasje fishekzjarri, shkrepja e një arme afër veshit, krijimi të një një zhurmë te madhe në vesh, që vazhdon pas frekuentimit të një ambienti me muzikë me zë të lartë edhe pas disa ditësh.