Oticon:
Është Kompania Lider prodhuese e aparateve të dëgjimit, me qendër në Danimark dhe e themeluar që në vitin 1904 nga Hans Demant, gruaja e të cilit vuante nga humbja e dëgjimit.
Këtu fillon historia e Oticon. (https://www.oticon.global/about/oticon/history)
Aktualisht kjo kompani udhëhiqet nga William Demant Holding Group, me degë në rreth 100 vende të botës, duke përfshirë dhe një fabrikë të madhe prodhimi në Poloni. Në vitin 2016, Oticon lancoi aparatin e parë të dëgjimit të prodhuar ndonjëherë, të lidhur me internetin – Oticon OPN. Falë modulit OpenSound Navigator, për herë të parë është bërë e mundur perceptimi dhe menaxhimi i valëve komplekse zanore dhe i mjediseve të zhurmshme. Ky modul kryen një skanim rreth 100 herë më shumë për sekond të mjedisit, duke siguruar analizim dhe perceptim të balancuar të çdo tingulli, dhe për rrjedhojë komoditet dhe në vende të zhurmshme.