Perpunim analitik te informacionit
Kur ndodhemi në një mjedis muzikor, tingujt e instrumenteve, zëri interpretimeve, fëshfërimat e veshjeve, ose hapja dhe mbyllja e dyerve krijojnë një përzierje tingujsh. Megjithatë, korja e dëgjimit mund të ndajë më vete pjesët përbërëse të kësaj përzierje zanore. Pra në këtë zonë bëhet përpunim analitik i informacionit, proçes i cili është shumë i ndërlikuar.
Interpretim te tingujve
Gjatë përpunimit të timbrit të tingullit, qelizat me qerpikë të pjesëve të ndryshme të organit të Kortit, aktivizohen nga valë zanore që kanë frekuenca të ndryshme. Kur tingulli përbëhet nga tone të frekuencave të ndryshme, stimulohen në të njëjtën kohë popullata të ndryshme të qelizave me qerpikë, çka sjell perceptim të toneve të shumëfishta.
Perceptim i volumit
Përsa i takon perceptimit tonë për intensitetin (volumin), sugjerohet se për tone që kanë frekuenca të njëjtë, disa qeliza kokleare kanë prag më të lartë se qelizat e tjera. Psh. Disa receptorë që i përgjigjen një toni me frekuencë 540 Hz, mund të stimulohen nga një valë zanore me intensitet fare të ulët. Kur intensiteti i tingullit rritet, membrane bazale vibron më fuqishëm. Rrjedhimisht në koren dëgjimore arrijnë më tepër impulse që interpretohen si një tingull me intensitet më të lartë, por me të njëjtën tonalitet.
Lokalizimi i tingullit
Përsa kohë që të dy veshët janë funksional, bërthamat e trungut të trurit përpunojnë ato sinjale që na ndihmojnë për të lokalizuar vendburimin e tingullit është përpara, prapa, ose mbi linjën qëndrore të kokës, intensiteti dhe koha mbërritjes së valës zanore do të jenë të barabarta për të dy veshët. Kur tingulli vjen nga njëra anë, receptorët e veshit më të afërt aktivizohen disi më shpejt dhe më fuqishëm se receptorët e veshit tjetër. Kjo, për shkak të intensitetit më të madh që kanë valët zanore që përshkojnë veshin që ndodhet më pranë burimit.