Dëgjimi është aftësia për të perceptuar dhe interpretuar valët zanore të mjedisit që na rrethon

Humbja e dëgjimit është një problem që ndikon negativisht në jetën e një personi, duke shkaktuar vështirësi në komunikim, mungesë vetëbesimi, vetmi dhe izolim nga shoqëria. Gjithashtu, këta individë kanë vështirësi të kuptojnë këshillat e mjekut, si dhe t’u përgjigjen paralajmërimeve të rrezikut dhe alarmeve të ndryshme që ndeshin.

Krahas moshës, shkaqe të tjera që çojnë në ulje të dëgjimit janë: dëmitimi i koklesë dhë nervit të dëgjimit, si rrjedhojë e ekspozimit ë vazhdueshëm ndaj zhurmave të larta, trashëgimisë, traumave akustike, sëmundjeve, efekteve negative të medikamenteve të caktuar, otoskleroza, etj.

Rëniet e dëgjimit ndahen në rënie dëgjimi të lehta, të mesme, të rënda, të thella, si dhe rënie të përkohëshme.

Ndërkohë, ekzistojnë dy kategori të përgjithshme të humbjes së dëgjimit:

1. Rënie dëgjimi sensoro-neurale, e cila ndodh për shkak të dëmeve në veshin e brendshëm ose nervit të dëgjimit. Ky lloj i humbjes së dëgjimit është zakonisht i përhershëm.

2.Rënie konduktive e dëgjimit, e cila ndodh kur valet e zërit nuk mund të arrijnë në veshin e brendshëm, për shkak të: krijimit të tepërt të dyllit, membranës së shpuar, infeksioneve të ndryshme në veshin e mesëm, patologjive të tubit të Eustakut, etj. Në këtë rast, aftësia për të dëgjuar mund të rikuperohet përmes trajtimit të duhur mjekësor, kirurgjikal apo përdorimit të aparateve të dëgjimit.

Shenjat klinike të humbjes së dëgjimit janë:

  • null

    të dëgjuarit e radios apo TV me volum të lartë,

  • null

    vështirësi në të kuptuarin e bisedës veçanërisht në ambiente me zhurmë

  • null

    ndjesia sikur në një bashkëbisedim, bashkëfolësi është duke murmuritur dhe jo duke folur normal, vështirësi e të dëgjuarit në telefon

  • null

    vet- izolim nga jeta sociale

  • null

    zhurmë apo të dëgjuarit e tingujve të çuditshëm në vesh

  • null

    Mungesa e aftësisë për të dëgjuar dhe reaguar ndaj sinjaleve në formën e beep-eve në alarme, borisë së makinave, zhurmës së mikrovalës, cicërimat e zogjve, etj., që shfaqet më shpesh tek pacientët me dëmtim të frekuencave të larta të tinjguve, etj.

Identifikimi i hershëm i humbjes së dëgjimit, i ndjekur nga ndërhyrje e menjëhershme dhe e përshtatshme, mund të ndihmojë që individët me probleme dëgjimi të kenë më shumë mundësi të rikuperojnë aftësinë pët të dëgjuar dhe për rrjedhojë të gëzojnë një jetë sociale aktive.