Kabineti i audioprotezimit “Salajakustik”

Salajakustik është i pari Kabinet Mjekesor, i specializuar në fushën e protezimit akustik në Shqipëri, i pajisur me një Laborator modern ku kryhen te gjitha proçedurat e përgatitjes së protezave të veshit. Salajakustik është themeluar për herë të parë në Maj 2002 dhe operon në partneritet të ngushtë me Kompaninë Oticon/ Denmark, Lider në fushën e prodhimit të aparateve të dëgjimit.

Prej 17 vjetesh kemi punuar me përkushtim për t’ju ardhur në ndihmë rreth 14 000 personave që vuajnë nga humbja e dëgjimit në Shqipëri, Kosovë, si dhe trevat shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore, si dhe duke bërë vazhdimisht përqasjen e praktikave dhe metodave teknike më të avancuara të protezimit akustik.

Pajisje dhe produkte të çertifikuara

Që në fillimet e punës tonë, jemi kujdesur vazhdimisht të operojmë vetëm me pajisje dhe produkte të çertifikuara sipas standartit të vendeve të Bashkimit Europian, EN ISO 9001:2015.
Qëllimi i këtij kabineti është t’ju vijë në ndihmë të gjithë personave me probleme të dëgjimit, duke ofruar një gamë të gjerë aparatesh dëgjimi, si dhe asistencë të vazhdueshme teknike.

Vizioni dhe Misioni

Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar vazhdimisht kujdesin ndaj problemeve shëndetësore që kanë lidhje me shqisën e dëgjimit, duke u përqëndruar në:
Përmirësimin dhe zbatimin e standarteve tekniko – shkencore;
Zgjerimin e gamës së shërbimeve të ofruara;
Përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të shërbimit;
Zgjerimin e aktivitetit në rrethe të tjera e Shqiperisë.

Misioni i kabinetit Salajakustik është të ofroj shërbime të ndryshme si: matje dëgjimi (audiogramë); përgatitje të protezave të veshit; programime të aparateve të degjimit; riparime, etj.

Ky kabinet ka për qëllim të sigurojë një shërbim shëndetësor me cilësi të lartë, si dhe zgjidhje efektive të të gjithë personave që vuajnë nga humbje e dëgjimit.

Partneritetin Efikas

Rrjetëzimin dhe partneritetin efikas për të ndikuar në cilësinë e shërbimit shëndetësor të ofruar dhe vëmendjen publike ndaj rëndësisë së dëgjimit përmes një fryme bashkëpunuese ndërmjet kompanive partnere, si dhe specialistëve ORL;

Përqasjeve Inovative

Ofrimin e shërbimeve dhe përqasjeve inovative në fushën e protezimit akustik;

Pjesëmarrje në Seminare

Salajakustik, është aktiv në të gjitha eventet e organizuara nga partnerë dhe donatorë të mundshëm, duke qenë një aktor i rëndësishëm në përmirësimin dhe zgjerimin e këtij sherbimi në Shqipëri dhe më gjerë;

Pas më shumë se 17 vite bashkëpunimi, investimi, motivimi dhe pune intensive, Kabineti Salajakustik ofron shërbimet e mëposhtme:

  • Matje dëgjimi dhe konsulencë shëndetësore;
  • Protezim akustik;
  • Ngritje Kapacitetesh;
  • Informim Publik.