null

Genci Salaj

Administrator / Audioprotezit

Email: genci.salaj@hotmail.gr
Genci Salaj është themeluesi dhe administratori i Kabinetit të parë mjekësor të audioprotezimit në Shqipëri, që prej Maj 2002. Me një experiencë 20 vjeçare në këtë fushë, ai ka qenë vazhdimisht në ndjekje të trainimeve dhe specializimeve me fokus në teknikat e përgatitjes së aparateve të degjimit, të mbajtura nga Kompanitë lider në këtë fushë, si: Evicoon, Andreadhis / Greqi; Oticon / Danimark dhe Starkey / USA.

null

Fadil Toska

Audioprotezist / Salajakustik Fier

Z. Toska shërben si audioprotezist në Kabinetin ‘Salajakustik”, Dega Fier, ku ofrohen një sërë shërbimesh, si: matje dëgjimi, konsulencë shëndetësore, marrje e masës së veshit, shitje baterish të aparateve të dëgjimit, etj.

null

Fatbardha Hysko

Audiometriste / Salajakustik

Fatbardha ka shërbyer prej 28 vjetësh si audiometriste në ORL-në e Pediatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Tiranë. Prej vitit 2016, ajo ka qenë pjesë e stafit të Kabinetit Salajakustik, duke asistuar në informimin, konsulencën dhe veçanërisht në proçedurën e matjes së dëgjimit të pacientëve të rinj në moshë.

null

Ermir Veipi

Financier / Salajakustik

Z. Veipi i është bashkuar stafit të Kabinetit ‘Salajakustik’ si Financier. Ai kryen evidencat e gjëndjes në magazinë dhe raportimet periodike në përputhje me Programin ekonomik dhe financiar të Kabinetit, duke përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave përkatese

null

Eva Dulellari

Menaxhere e përgjithshme / Salajakustik

Eva është pjesë e stafit “Salajakustik” prej 2011 dhe merret me: menaxhimin e aktivitetit tërësor të Kabinetit; monitorimin e të dhenave të klientëve që kanë përfituar shërbim shëndetësor nga “Salajakustik”; monitorimin e të dhënave të shitjes që vijnë nga dega Tiranë /Fier dhe përgatitjen e raporteve dhe analizave përkatëse; Ndjekjen e zbatimin e detyrave dhe korrespondencës shkresore me furnitoret vendas dhe të huaj, klientët; si dhe visibilitetin e kabinetit ‘Salajakustik’.

null

Matilda Salaj

Teknike Laboratori / Salajakustik

Znj. Salaj kryen funksionin e laborantes, përmes: Kryerjes së testeve laboratorike për të siguruar të dhëna të besueshme dhe të sakta në përputhje me nevojat e Kabinetit; Mirëmbajtjes dhe përdorimit të pajisjeve standarde të përgatitjes së protezave akustike; Pastrimit dhe riparimit të aparateve të dëgjimit; Ndjekjes dhe sigurimit të proçedurave strikte dhe kontrolleve të sigurisë, në lidhje me përdorimin e solucioneve të ndryshme në laborator.