Tinitus ka të bëjë me zhurmën që krijohet në njërin apo të dy veshët, në formën e fërshëllimës, kërcitjes, gumëzhimës, oshëtimës, etj.. Zhurma mund të dëgjohet vetëm nga personi që e ndien.
Zakonisht ndodh mbi moshën 50 vjecare, por nuk përjashtohen rastet kur mund të ndodhë edhe tek fëmijët apo adoleshentët.
Shkaqet kryesore të tinnitus pëfshijnë ekspozimin ndaj zhurmave, nga dëmtime të qafës, nga infeksionet e veshit, nga përdorimi i tepërt i aspirinës, etj..
Tinnitus nuk kurohet, por mund të mbahet nën kontroll. Tek disa persona mund të shkaktojë pagjumësi, vështirësi në përqëndrim, performancë të dobët në mësime apo punë, nerva, ankth, apo depresion. Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga Tinitus, mësohen të bashkëjetojnë me të. Për ata persona të cilët e shikojnë të vështirë të përballojnë zhurmat mund të kurohen për pagjumësinë, ankthin apo depresionin. Gjithashtu ata mund të përdorin aparat dëgjimi për t‘i reduktuar sa më shumë zhurmat në vesh.